
Arzie Begolli, CA — Partnere Auditimi
Arzie Begolli është Partnere Auditimi në Nexia Kosovo. Ka mbi 20 vjet përvojë në auditim, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.
Për më shumë se 12 vjet ka punuar në EY si Menaxhere Auditimi. Më pas ka punuar mbi gjashtë vjet në Grant Thornton Kosova si Menaxhere e Lartë e Auditimit. Në të dyja vendet ka udhëhequr angazhime për klientë nga sektorë të ndryshëm. Përvojën në sektorin publik e ka fituar si auditore në Zyrën Kombëtare të Auditimit, për mbi katër vjet.
Është Auditore e Certifikuar nga SHKÇAK dhe Auditore Ligjore e licencuar nga KKRF. Mban kualifikimin CA dhe ka diplomuar në Banka dhe Financa në Universitetin e Prishtinës.
