Nexia Kosovo

Festina Smajli, CA

Festina Smajli — Menaxhere e Auditimit dhe Këshillimit

Festina Smajli është Menaxhere e Auditimit dhe Këshillimit në Nexia Kosovo. Që kur iu bashkua firmës në vitin 2021, ka udhëhequr dhe ka kontribuar në angazhime auditimi dhe këshillimi për klientë nga sektorë të ndryshëm.

Ka punuar me klientë në sektorin financiar, në tregti dhe në prodhim. Ka kryer edhe auditime të institucioneve qeveritare, organizatave joqeveritare dhe ndërmarrjeve publike.

Festina është Kontabiliste e Certifikuar dhe anëtare e SHKÇAK. Aktualisht është në proces të certifikimit si Auditore Ligjore. Ka diplomuar në Banka dhe Financa në Universitetin e Prishtinës.